Pikërisht në zonat ku Mehdi Frashëri në vitet e largëta të paspavarësisë shkruante në “Problemet Shqiptare” për mundësinë e burimeve të majme të naftës, aty dita-ditës zbulohen fusha të pasura me naftë. Së fundi është informacioni zyrtar se në Shpirag gjendet burime nafte që do rrisin ndjeshëm prodhimin ditor të naftës në Shqipëri.
“Prodhimi aktual i naftës është rreth 18 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që nga ky pus potenciali parashikon të prodhojë disa mijëra fuci në ditë që vërteton rëndësinë e madhe të këtij zbulimi të ri”, tha ministrja Belinda Balluku.
Sipas Shell, zbulimi i Shpiragut, ka të njëjtën strukturë gjeologjike me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, të cilat kanë një rezervë nafte prej 480 milionë fuçish dhe aktualisht prodhojnë mbi 50 mijë fuçi në ditë.
“Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive tona. Volumi komercial i naftës që mund të nxirret nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktiviteteve të tjera vlerësuese”, tha shefi i Shpiragut në Shqipëri, Rohan Sousa.
Nëse plani shkon ashtu siç parashihet, kjo do ishte mundësi e mirë për ekonominë shqiptare, që brenda dy vitesh, do sjellte rreth tre miliardë euro investimesh./Foldrejt.com