Gjatë natës së mbrëmshme i gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka pasur reshje bore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se grupet e punës janë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës.
Reshjet janë shoqëruar edhe me temperatura të ulëta.
Sipas ARRSH-së, Në akset rrugore Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.
Mjetet borëpastruese, informon ARRSH, kanë vijuar punën pa ndërprerje.