Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përgënjeshtruar sot deklaratat e Moskës zyrtare se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Shqipëria.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka është shprehur qartë se nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë.
“Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, ka shtuar ministrja e jashtme.
“Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”, shprehet presidenti Putin, raporton A2 CNN.