E ftuar në Top Talk në Top Channel drejtoresha e INSTAT Delina Ibrahimaj tha se Shqipëria po plaket. Në fakt kjo nuk është hera e parë që po e dëgjojmë këtë gjë. Edhe në studime të tjera është arritur në të njëjtin përfundim. Sipas drejtoreshës shkak për këtë është emancipimi i popullsisë që sjell edhe rënie të lindshmërisë, gjithashtu emigracioni sepse me largimin e të rinjve në vend po mbeten vtëm mosha më të mëdha.
“Ne duhet të nxisim politikat incentivuese për rritjen e numrit të lindjeve, pasi rënia e këtij numri sjell probleme demografike dhe ekonomike në të ardhmen”, theksoi zonja Ibrahimaj./ Foldrejt.com