Autoritet në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë regjistruar 12 viktima dhe 425 raste të reja me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 123.641, prej të cilëve 2.204 persona kanë vdekur.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88.899 dhe raste aktive aktualisht janë 32.538. Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.070 testime të tjera dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej548.314 testime për personat e dyshuar për COVID-19.
Ndërkohë, që nga fillimi i vaksinimit në janar janë kryer 64.075 vaksina për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.