Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tetë të vdekur dhe 449 raste të reja me koronavirus. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 123.216, prej të cilëve 2.192 persona kanë vdekur.
Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 589 qytetarë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 88.349, ndërkohë, në spitale po trajtohen 343 pacientë.
Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.012 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer mbi 545 mijë testime për personat e dyshuar për COVID-19.