Diplomatët nga Tirana sollën të martën lajme të mira për Kosovën.
Shqipëria pritet të shtyjë përpara agjendën e Kosovës në OKB.
Për këtë njoftuan në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me zyrtarë të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Zotimin e dha përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Gazmend Turdiu. Javën e kaluar Komisioni i Punëve të Jashtme të Shqipërisë vizitoi Kosovën.