Sporti i mundjes i ka dhuruar sot Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare që po zhvillohet në Algjeri e ka parë Shqipërinë duke siguruar medaljen e artë në sportin e mundjes përmes çeçenit të natyralizuar, Zelimkhan Abakarov.
Çeçeni i natyralizuar në shqiptarë, Zelimkhan Abakarov, është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.
Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.