Disa zona të Shqipërisë janë ende nën pushtetin e flakëve.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në zonën e Bukmirse në Mirditë.
Flakët e zjarrit janë shtrirë në një sipërfaqe të konsiderueshme duke vënë në rrezik disa banesa dhe shumë vreshta rrushi, ne zonë.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në 24 orët e fundit janë aktivizuar 23 vatra zjarri, 19 prej tyre janë shuar, por janë ende aktive disa vatra në Klos, në fshatin Shetaj të Durrësit, në mal të Bardh të Kurbinit dhe në Bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut.
“Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.”
Për shuarjen e flakëve në zona të ndryshme kanë ndihmuar dhe vetë banorët, raporton tvklan, përcjell FolDrejt.com