Një anketë me qytetarë të 7 vendeve të Bashkimit Europian dëshmon se pjesa shumicës së banorëve të këtyre shteteve nuk u pëlqen anëtarësimi në union i vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe shteteve të tjera.
Vetëm 23% e europianëve të anketuar janë shprehur në favor të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE, ndërsa pothuajse gjysma, saktë 44%, nuk i duan popujt ballkanikë në BE.
Sipas rezultateve të anketës, Shqipëria është vendi më pak i dëshiruar në BE prej të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë, në listën e “të padëshiruarve” në BE, renditet Kosova. Pas tyre renditen vendet tjera ballkanike.
Anketa është kryer në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në Gjermani, Francë, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë dhe Britani të Madhe.
Vendi që i do më së paku shqiptarët është Franca. Vetëm 13% e francezëve kanë thënë se janë pro pranimit të Shqipërisë në BE. Pas francezëve renditen gjermanët në listën e popuyjve që nuk i dëshirpjnë shqiptarët në BE. Sipas ankestës, vetëm 21% të qytetarëve të saj do të mirëpresë Shqipërinë në BE.
Suedezët dhe Norvegjezët janë shprehur më mikëpritës për shqiptarët në BE. Më se 31% pë sudezëve dhe 32% të norvegjezëve i mirëpresin shqiptarët nëunion.
Anketa është kryer nga një kompani ndërkombëtare për kërkime në treg, anketa dhe kërkime analitike, me qendër në Londër.