Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po vazhdon punimet që nga dita e hënë, u mbajt edhe një mbrëmje muzikore, në të cilën dy muziciente nga Zara e Kroacisë, me origjinë arbëreshe dhuruan tinguj mbresëlënës në arbërisht për publikun në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, transmeton Fol Drejt.
Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit kosovar, Hajrulla Çeku.
“Dy muziciente nga Zara e Kroacisë, Dina Bušić me origjinë arbëreshe dhe Melita Ivković, u kthyen në kohën e gjyshërve duke interpretuar këngë të veçanta nga albumi që e kanë mbledhur e kultivuar ndër vite.
Koncerti i mbajtur në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, u ndoq nga ministri Hajrulla Çeku, seminaristët e publiku.
Programet e tilla përforcojnë ndjenjën e identitetit dhe ruajnë trashëgiminë kulturore.”, thuhet në njoftimin e MKRS-së, përcjell Fol Drejt.