Trafikimi i një sasie të madhe droge, 128.5 kg kërp indian , është penguar nga një bllokim rrugor në Ionia Odos nga efektivët e Sigurimit të Artës, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë.
Dy të arrestuarit akuzohen – sipas rastit – për import, transport dhe trafik droge, falsifikim certifikatash dhe rihyrje të paligjshme në vend, shkruan Protothema, transmeton Fol Drejt.
Në veçanti, në kuadër të shfrytëzimit të informacionit dhe pas një operacioni të koordinuar, policia ka lokalizuar një makinë në të cilën udhëtonin dy të pandehurit në Ionia Odos dhe e ka ndaluar për kontroll .
Gjatë kontrollit të kryer nga policia në makinë janë gjetur dhe konfiskuar 68 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 128.5 kg.
Gjithashtu, njëri prej të arrestuarve kishte një kartë identiteti greke false , ndërkohë që ndaj tij ishte vendosur masa e ndalimit të hyrjes.
Droga, makina dhe letërnjoftimi fals u konfiskuan. Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Plimmeliodikit Arta./FolDrejt/