Në shkrimin e djeshëm të foldrejt.com, shkruanim se gjykatësja Suzana Donçevska, që dënoi ministrinë e kulturës të drejtuar nga Asaf Ademi, për padinë që ky i fundit kreu për ndalimin e filmit “Tallje me Jezu Krishtin” ku ushtarët e UÇK-së paraqiteshin si përdhunues, e njëjta vendosi që reis ulema i ardhshëm i muslimanëve të jetë Skender Buzaku.
Ndaj këtij vendimi të papreçedentë kanë reaguar Alternativa, Aleanca për Shqiptarët, BDI, 13 myftinitë e Republikës së Maqedonisë Veriore, por edhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, duke e shpallur kontestues vendimin e gjykatës dhe bënin thirrje që të mos ndërhyhet në “autonominë e Bashkësisë Fetare Islame” të udhëhequr deri tani nga Sulejman Rexhepi, informon foldrejt.com.
Për këtë ndërhyrje kontestuese të policisë së shtetit në zyrat e BFI, ka reaguar edhe hoxhë Bekir Halimi.
“Tentativat për të bërë ndryshime në BFI me ndikim të shtetit nuk janë të mira as për institucionin e as për shtetin. Duhet reforma konstruktive brenda BFI-së për të qenë në nivel të sfidave bashkëkohore, transparencën financiare dhe qëndrim larg skandaleve, më të cilat joshë puçistët,” shkruan Hoxhë Bekir Halimi./Foldrejt.com