Qindra-mijëra njerëz, shpesh persona të kualifikuar largohen nga viti në vit prej vendit. Kjo fjali u shkon përshtati vendeve shqiptare, por në fakt është marrë nga mediat gjermane për vetë shtetin e tyre. Pra Gjermania tashmë nuk ka vetëm një problem fertiliteti, por edhe problemin e largimit të popullatës së saj, informon foldrejt.com.
Sipas medias gjermane Die Welt dhe statistikave të vetë shetit gjerman nga 2016 deri 2018, mesatarisht largohen rreth 100 mijë persona më shumë sesa kthehen. Kjo është arsyeja që Gjermania ka nevojë për punëtorë urgjentë nga vendet e treta. Me fjalë të tjera, atë dhimbje që Gjermania ua ka shkaktuar shteteve të Ballkanit, tashmë po e pëson vetë.
Kur bëhet fjalë për mjekë, shqiptarët emigrojnë drejt Gjermanisë, kurse gjermanët gjithmonë e më shumë drejt Zvicrës – aty ku paguhen më mirë. Ngjashëm ndodh edhe me mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme.
“Duhet të mendojmë më shumë për veten, sesa të thithim të tjerët drejt vendit tonë,” shkruan media gjermane. “Në Zvicër një mjek paguhet 160 mijë euro, kurse në Gjermani vetëm 75 mijë euro – kjo falë edhe taksave të majme”.
Nëse në 2015 janë larguar 18 mijë gjermanë, kjo shifër në 2016 arriti në 135.000, në 2017 82 mijë, kurse në 2018 60 mijë, informon foldrejt.com.
Poashtu një arsye tjetër e largimit të gjermanëve nga Gjermania lidhet shpesh edhe me klimën e ftohtë. Banorët e Gjermanisë duan që jetën ta jetojnë në vende tropikale si Tajlandë./Foldrejt.com