Shqiptarët e Kosovës në Austri, dolën të dielën në një protestë paqësore në mbështetje të Kosovës përballë tensioneve që po kalon kjo e fundit me Serbinë. Qytetarët kanë kërkuar qetësimin e situatës dhe ndalimin e mbështetjes për autokratët.
Tensionet në veri të Kosovës kanë filluar më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç kanë shkuar në objektet komunale, të asistuar nga Policia e Kosovës.
Situata është përshkallëzuar më 29 maj, ku grupet kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, ku rreth tridhjetë prej tyre kanë mbetur të lënduar, shkruan Tirananews, përcjell Fol Drejt.