Kjo fundjavë shënoi nisjen e plazhit thuajse në të gjithë bregdetin ende pa nisur sezoni turistik. Shqiptarët e Kosovës janë të parët që janë vendosur në Sarandë për pushime disa ditore.
Pushuesit e parë kanë mbërritur në plazhet e Ksamilit.
Temperaturat e larta të fundjavës, ujërat e kristalta dhe qetësia i ka sjellë shqiptarët e Kosovës më herët në jug.
Thonë se pandemia nuk i frikëson për të bërë pushime, por theksojnë se ende tregohen kujdesshëm.
“Kemi pas kujdes dhe ende vazhdojmë por është shumë qetë dhe prandaj kemi ardhur pak më larg në jug.”
“Kam ardhur nga Peja, do qëndroj një javë. Do të rikthehem sërish në verë.”
Operatorët turistikë janë optimistë se ky sezon do të shënojë rigjallërimin e sektorit të goditur nga pandemia e koronavirusit.
Kjo fundjavë, që përkoi në ditët e para të majit, dha sinjalet e rikthimit të normalitetit në bregdet.