Shqiptarët e Luginës ‘korrin’ një fitore diplomatike karshi Serbisë.
Në një postim të tij në Facebook, kryetari i Luginës së Preshevës ka shprehur mirënjohjen dhe krenarinë për arritjen e qëllimit për të përfaqësuar denjësisht para Parlamentit Evropian raportin për gjendjen e shtypur të shqiptarëve të Preshevës nën pushtetin serb, transmeton Fol Drejt.
Postimi i plotë I Shqiprim Arifit:
Pas shumë lobimeve dhe përpjekjeve me miqtë ndërkombëtar, ekipi lobues nën udhëheqjen e Flora Ferati Sachsenmaier, sot po korrë fitoren e miratimit të Rezolutës për ‘pasivizimin’ e shqiptarëve në Serbi e cila tani, do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.
Eurodeputetët tani njohin termin e pasivizimit, mohimit të të drejtave elementare dhe identitare të shqiptarëve minoritet në Serbi.
Mirënjohës dhe falenderues për angazhimin të gjjthë atyre që kontribuan për një fitore shqiptare si kjo!/FolDrejt/