Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu ka folur për pritjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Kërkesat e qytetarëve të Luginës janë të shumtë në numër, por në veçanti e kemi kërkesën që edhe ne të përfshihemi në dialogun me Serbinë. Resursi më i rëndësishëm është resursi njerëzor”, tha Musliu në RTV Dukagjini.
“Qeveria Kurti 1 ka ndarë 500 mijë euro për të përmirësuar gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ai.
Nënkryetari i Komunës së Bujanocit thotë se momentalisht problemi më i madh i shqiptarëve në Bujanoc është pasivizimi i adresave nga ana e autoriteteve shtetërore serbe.
Sipas Musliut edhe mosnjohja e diplomave vazhdon të mbetet një tjetër problem i këtyre banorëve.