Familjarët e të akuzuarve për “Makfax”, thonë se të dy janë lënduar në një rrahje me të dënuarit e “Lagjes së Trimave”. Të njëjtit thonë se të dy ish ministrat kanë qenë të përgjakur dhe janë dërguar për kontrolle mjekësore në spitale.
Në një bisedë telefonike me drejtorin e Burgut, Jovica Stojanoviq, ai thotë për Portalb.mk vetëm se mundet ta konfirmojë se ka ndodhur incident, por kush dhe si, s’mundet të tregojë pasi që, siç thotë ai rrahja ka ndodhur në repartin e paraburgimit.
Nga Gjykata ka arritur njoftim për incident fizik në Burgun e Shtukës, por sipas tyre nuk tregohet se për çfarë bëhet fjalë.
“Gjykatësi nesër do të shkojë në burg dhe do të shohë se çfarë ka ndodhur”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i Gjykatës Penale, Dejan Ristovski.