Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME SHQIPËRI

Shqiptarët po pakësohen, bie nataliteti në Shqipëri

2 vjet më parë
in SHQIPËRI
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nataliteti në Shqipëri është ulur në mënyrë rapide. Numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit, duke arritur në nivelet më të ulëta historike në shumë dekada, thonë më të rejat e kësaj fushe, transmeton Fol Drejt.

Rënia e lindjeve ka qenë aq e fortë sa shtesa natyrore ishte negative (dmth vendi kishte më shumë vdekje sesa lindje) pavarësisht se numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pas mbarimit të pandemisë.

Lexoni edhe..

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

Kryeministri Rama takohet sot me Macronin

Porosit Web Porosit Web

INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e parë të këtij viti numri i lindjeve për tremujorin e parë 2023 është 5,164, duke shënuar një rënie me 16.9 për qind, krahasuar me tremujorin e parë 2022.  Sipas të dhënave historike të INSTAT, ky është numri më i ulët i lindjeve i regjistruar ndonjëherë në një tremujor, të paktën që pas viteve ‘90.

Nga mesatarisht 8-10 mijë lindje në tremujor që kishte në vitin 2011, në vitin 2022 për herë të parë treguesi ra nën 6 mijë lindje në 2022, duke u reduktuar më tej afër 5 mijë në muajt e parë të këtij viti.

Në të kundërt, mbarimi i pandemisë ka ulur ndjeshëm numrin e vdekjeve, duke iu kthyer niveleve të para pandemisë. Sipas INSTAT, numri i vdekjeve është 5,557, duke shënuar një rënie prej 31.6 për qind, krahasuar me tremujorin e parë 2022.

Megjithëse numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2023 regjistron 393 vdekje më shumë se sa lindje, raportoi INSTAT. Shtesa natyrore u kthye negative për herë të parë në historinë e vendit gjatë periudhës së pandemisë për shkak të rritjes së ndjeshme të jetëve të humbura nga pandemia dhe u rikthye sërish pozitive në 2022-n.

Por, tendenca e shtesës negative të muajve të parë të 2023-t tregon se, e kombinuar me emigracionin, popullsia e vendit është në një rënie alarmante.

Deri tani, vendi kishte pasur shtesë natyrore negative vetëm gjatë pandemisë, ndërsa është hera e parë që në një periudhë normale u shënuan më shumë vdekje sesa lindje.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2023, katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Në tremujorin e parë 2023, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 581 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 265 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e parë 2023, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e parë 2022.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1,939 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 77 lindje.

Rënien më të ulët në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të parë 2023, krahasuar me tremujorin e parë 2022 e ka qarku i Kukësit me 8.9 për qind, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Lezhës me 33.2 për qind.

Rënie e ndjeshme e lindjeve në tre dekada

Që nga viti 1950, kur raportohen dhe të dhënat më të hershme nga Kombet e Bashkuara, Shqipëria njohu një rritje të shpejtë të popullsisë, që kulmoi në 1991-n, me 3.3 milionë persona, raporton Monitor.

Në vitin 1990, sipas INSTAT, në vend kishte 82 mijë lindje, ndërsa në 2022 vetëm 23.5 mijë (shiko grafikun Lindjet 1990-2022). Më pas numri i lindjeve filloi të binte me shpejtësi, duke reflektuar si emigracionin e lartë, ashtu dhe ndryshimin e stilit të jetesës dhe plakjen graduale të popullsisë.

Ndërsa Shqipëria sot po merr “përfitimet” e numrit të lartë të të lindurve në vitet ’90 , projeksionet e Kombeve të Bashkuara janë që popullsia e Shqipërisë do të bjerë në mënyrë drastike në vitet që vijnë, e ndikuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigracioni.

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë.

Tags: NatalitetiShqiperi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sot betohen kryetarët e Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveqanit

Lajmi tjetër

Kisha Ortodokse Serbe po e nxitë antisemitizmin?

Të ngjajshme

KRYESORE

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

4 Gusht, 2024
KRYESORE

Kryeministri Rama takohet sot me Macronin

12 Prill, 2024
SHQIPËRI

Vdes 68-vjeçari, bie nga kati i dytë

11 Prill, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM