Në kohën kur shtetet tona kanë mungesë të spitaleve dhe tashmë edhe të mjekëve që largohen, në Gjermani ka plot spitale moderne por mungojnë doktorët, shkruan foldrejt.com.
Një rast i ngjashëm është në spitalin rajonal gjerman Ebersberger Kreisklinik, ku pavarësisht se ka 20 shtretër për ndërhyrje të shpejta dhe kirurgjikale, për shkak të mungesës së personelit, shfrytëzohen vetëm dhjetë prej tyre. Doktorët gjermanë shpresojnë që këto të futen në zbatim deri në 2020, kur do vijnë mjekët nga Shqipëria.
Andaj në spitalin e Ebersberger, momentalisht ka 18 vende vakante për motra medicinale. Por sipas shefit të klinikës Stefan Huber, kjo tashmë është ndryshe, pasi të enjten janë pranuar 11 ndihmës mjekë nga Shqipëria – kurse në 1 shtator do presin edhe shtatë kolegë të tjerë, shkruan SZ.de. Por ata nuk do futen menjëherë në punë, pasi duhet të kryejnë akoma një shkollim shtesë – përpara se të marrin në dorë fatin e jetës së njeriut në Gjermani.
Kjo edhe për faktin se në Shqipëri është sistemi ndryshe i mjekimit nga Gjermania. Mjekët shqiptarë, sipas Huber, pritet të fillojnë zyrtarisht në punë në 15 tetor – ku dhe klinika e Eberberger do funksionojë me kapacitete të plota./Foldrejt.com