Nga landi Hessen në Gjermani vitin e kaluar janë dëbuar 1754 persona, prej të cilëve më së shumti ishin algjerianët (125), shqiptarët (115) dhe afganët (103). Ndërsa përveç të dëbuarve me anë të forcave policore, ka pasur edhe largime vullnetare pas humbjes të drejtës së azilit. Në këtë kategori, të parët janë shqiptarët (271), serbët (262), irakenët (174) dhe verimaqedonasit (174), shkruan FAZ.net, përcjell foldrejt.com.
Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Kosovës nuk kanë asnjë bazë ligjore për të fituar azil në Gjermani ose shtetet tjera të BE. Pas një periudhe e shkurtër, ata i pret dëbimi ose largimi vullnetar./Foldrejt.com