Gjermania vijon të jetë njëri ndër shtetet më të preferuara për studime pas Anglisë dhe SHBA-së, shkruan foldrejt.com. Një pjesë e madhe janë edhe sirianët, 8618 studentë, që dikur vinin se refugjatë, kurse tani si studentë.
Kur është fjala për numrin më të madh të studentëve të huaj, në vendin e parë janë kinezët me 36.915, ndjekur nga indianët 17.294 dhe austriakët 11130 persona (shih infografikun e medias gjermane Die Welt).
Shumica e studentëve të huaj studiojnë ndërtimtari.
Shqiptarët dhe rusët të parët në gjuhë
Sa i takon njohjes së gjuhës gjermane, më të zellshëm janë shqiptarët dhe rusët – të cilët më së shpejti marrin nivelin C1 ose C2 të gjuhës. Mirë në aspektin gjuhësor janë edhe iranianët që marrin në shumicë kualifikimin B1 ose B2.
Më të dobët në aspektin gjuhësor janë Indianët – gjysma e të cilëve mezi marrin kualifikimet fillestare A1 dhe A2./Foldrejt.com