Nexhat Behluli është një shqiptar i suksesshëm shqiptar që jeton dhe punon në Serbi.
Ai ka qenë ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel, ku foli për televizionin kabllor që ai drejton dhe për faktin se kontributi i tij patriotik për të integruar sa më shumë komunitetin shqiptar në Serbi, nuk ka munguar.
Behluli tutje foli edhe për faktin që shqiptarët e Shqipërise, të Kosovës dhe Serbisë, duhet të sinkronizohen të gjithë me njëri tjetrin për ta bërë më të lehtë marrëdhenien e tyre. Në fund Nexhati nuk harroj të përshëndeste vendimin për të përdorur vetëm kartat e identitetit për të shkuar në Serbi.
Këtu mund ta ndiqni emisionin e plotë, ku ai ishte i ftuar: