Një djalë i ri pësoi një aksident tragjik ku humbi të dy këmbët. Ai tashmë kërkon të qëndrojë në landin gjerman Hessen, pasi në vendlindjen Shqipëri nuk sheh perspektivë. Megjithatë, për shkak të vështirësive në njohejn e të drejtës së azilit në Gjermani për shtetasit shqiptarë, tashmë Slajdi Maxhari duhet të lëshojë Gjermaninë, shruan fillimisht hessenschaue.de.
“Maxhari luante futboll, por gjatë fëmijërisë së tij erdhi deri te një aksident tragjik me tren. Në kohën kur tentonte të merr topin, ai ndodhej në hekurudhë ku treni kaloi mbi këmbët e tij. Pas kësaj duhej që ti priteshin pjesët e poshtme të këmbës,” përcjell foldrejt.com.
Mjekët shqiptarë me ndihmën e kolegëve nga Gjermania i bënë disa proteza për këmbët, por pa ia vendosur siç duhet.
Pasi problemet me shëndetin nuk kishin të ndalur, gjatë studimeve ai vendosi të shkojë në Gjermani në 2015 për një jetë më të mirë: “Si çdo person: një punë më të mirë, një familje, fëmijëri, të ardhme,” thotë ai, përcjell foldrejt.com.
Në Gjermani u ndal në Riedstadt-Goddelau (Groß-Gerau), në spitalin e të cilit ju zvogëluan ndjeshëm problemet.
Odiseja e azilpranimit
Ashtu si të gjithë shqiptarëve edhe atij ju refuzua kërkesa e azilit pasi Shqipëria është vend me origjinë të sigurt nga nëntori 2015. Por 150 persona me aftësi të veçanta si ai, nënshkruan një peticion që të mos dëbohet nga vendi. Komisioni i rasteve të rënda në Hessen, që trajton çështjet që edhepse ligjërisht nuk mund të qëndrojnë si azilantë, por për arsye humanitare mund të bëhet përjashtim, në fund të 2017 vendosi për një lejeqëndrimi edhe për Slajdin.
Atëherë mungonte vetëm bekimi i ministrisë së brendshme të Hessen. Këtu do jepej fjala e fundit, që fatkeqësisht përpara pak javësh e refuzoi kërkesën e Slajdit.
Ministria e brendshme në Hessen, para disa vitesh, nga 184 raste kur komisioni kishte vendosur për qëndrimin e azilkërkuesve të refuzuar, vetëm dy nuk kishin marrë dritë jeshile. Por ky trend ka ndryshuar.
Partia e majtë SPD thekson se duhet të ketë më shumë mirëkuptim për Slajdin, pasi mjafton të dihet mbi kushtet e shëndetësisë në Shqipëri.
Përkundër gjithë asaj që u përmend, ministri i tanishëm gjerman Peter Beuth (CDU), i cili vlen si hardliner, ka refuzuar çdo të pestin rast nga komisioni i rasteve të rënda. Ngjashëm si ish ministri bavarez Joachim Herrmann.
Nga ministria e brendshme në Hessen nuk kanë dashur të komentojnë përveçmas rastin e Slajdi Maxharit./Foldrejt.com