Është dënuar me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau mësuesen e shkollës fillore teksa viktima po shëtiste në një park në Londër.
36-vjeçari Koçi Selamaj do të vuajë të paktën 36 vjet burg për sulmin brutal ndaj Sabina Nessa.
Emigranti shqiptar ka sulmuar në mënyrë barbare mësuesen angleze, duke e qëlluar 34 herë në kokë me një send metalik.
Prokurorja Alison Morgan ka deklaruar se Sabina Nessa është goditur me një objekt rreth 60.96 cm.
Koçi Selamaj është me origjinë nga Elbasani. Ai punonte në Angli si shpërndarës picash. Ai u arrestua gjatë një bastisje që u bë në banesën e tij, shkruan skynews.
Policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën. “Daily Mail” ka publikuar edhe një video të momentit kur 36-vjeçari largohet duke mbajtur diçka fshehur në duar pak momente pasi mendohet se kreu krimin.
Fqinjët e Koci Selamajt shprehen se shqiptari është njeri i qetë. “Punonte me shpërndarjen e ushqimit. Është një person shumë i qetë, shikonte gjithmonë punën e tij” tha njëri prej fqinjëve të tij për mediat britanike.
Trupi i pajetë i Sabina Nessa 28-vjeçe u gjet nga një kalimtar të shtunën e kaluar, i mbuluar me gjethe pranë një parku, ku dyshohet se u vra nga shqiptari, sipas policisë angleze./abcnews.al/