Në qytetin gjerman Öhringer Innenstadt, pikërisht në zebrat e rrugës ka ndodhur një tragjedi, ku një shqiptar pa arsye ka sulmuar me thikë një sirian 21 vjeçar. Falë alarmimit të shpejtë të policisë, agresori u kap pak minuta më pas, kurse siriani shpëtoi falë ndërhyrjes së shpejtë kirurgjikale, shkruan bild.de, përcjell foldrejt.com.
Agresori ishte një shqiptar 33 vjeçar. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë./Foldrejt.com