Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi është kapur duke vjedhur 240 litra lëndë djegëse nga pika e karburantit, ku punonte.
Sipas mediave greke, i riu shqiptar u kap duke vjedhur nga biznesi 12 kontejnerë të vegjël me 240 litra lëndë djegëse të lëngshme, me vlerë totale 450 euro.
Në automjetin e tij u gjenden kontejnerët, të cilat i janë konfiskuar dhe i janë dhënë pronarit të biznesit. /Abcnews.al