Policia e Athinës ka ndërmarrë një operacion të madh në shoqatat e tifozëve në kryeqytet përfshirë edhe atë të PAOK-ut në Omonia ku janë sekuestruar armë të ftohta.
Operacioni ka ardhur pas vrasjes së 19-vjeçarit Alkis nga i riu shqiptar për shkak ishte vënë pas tifozëve të skuadrës kundërshtare.
Sipas mediave, Alkis ra viktimë e dhunës pasi ndodhej në vendin dhe në kohën e gabuar. Grupi i shqiptarit ishte në kërkim të kundërshtarëve në momentin kur u përballën me 19-vjeçarin dhe miqtë e tij.
Kur i pyetën se për kë skuadër bëjnë tifo, ata dhanë përgjigjen e gabuar dhe mes tyre nisi një përleshje që përfundoi me vrasjen e 19-vjeçarit. /abcnews.al