Një shqiptar ka mbetur i vrarë në një atentat në Belgjikë. Ai është ekzekutuar me 6 plumba përgjatë Jzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide.
Bëhet fjalë për Ilir S., 28 vjeç, i cili la pas gruan dhe një fëmijë.
Prokurori publik konfirmon se është arrestuar dyshuar, i cili do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.
Rrethanat e ngjarjes në fjalë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes. /abcnews.al