Shqiptari i Kosovës, Andi Zeqiri ëshrtë bërë protagonist i fitores së thellë së Zvicër U21 ndaj Francës U21, 3 me 1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për këto grupmosha në 2021. Falë kësaj fitoreje, Zvicra tashmë rënditen në vendin e parë me 12 pikë, kurse Franca në vendin e dytë me 9 pikë.
Golin e parë e shënoi Franca përmes 11 metërshit me anë të Eduordit, kurse barazimi ndodhi falë golit të Guillemenot.
Përmbysja erdhi më vonë falë edhe dy golave të Zeqirit në minutën e 46 dhe 53.
Kjo mund të vlerësohet si një mini hakmarrje e shqiptarëve kundrejt fitores së Francës në Air Albania para dy ditësh./Foldrejt.com