Në shtëpi me dy botë të ndryshme. Shqiptarja e Kosovës, Shqipe Sylejmani (32) jeton prej në fëmijëri në Zvicër, pasi si 4 vjeçare sëbashku me prindërit e saj emigroi drejt Muttenz BL. Ajo duhej të përshtatej me një kulturë të re, informon foldrejt.com, shkrimin e blick.ch.
“Në klasën time nuk kishte të huaj. Vetëm unë dhe një nga Korea e Jugut. Andaj përpiqesha që në shkollë të jem një zvicerane perfekte, kurse në shtëpi një shqiptare perfekte,” thotë ajo, përcjell foldrejt.com.
Babai asaj i mësoi muzikën shqiptare, kurse në shkollë mësonte traditën zvicerane.
“Kjo solli një krizë identitare,” sqaron Sylejmani, që së fundi ka botuar edhe një roman «Bürde und Segen».
Ideja e librit për Shqipe Sylejmanin erdhi pas një vizite në Shqipëri dhe Kosovë, ku alla e saj Kadirja, i sqaroi shumë histori nga vendi i shqiponjave. Me tregimet ajo mësoi 30 anekdota. Më vonë kadirja u sëmua me kancer ku në shtratin e vdekjes i premtoi që do shkruant historinë e tregimit në një libër.
“Si një shqiptare e re në Zvicër, do e kisha lexuar me kënaqësi librin,” tregon vetë autorja e librit.
Kur jemi te krahasimi mes kulturës shqiptare dhe zvicerane, ata dallojnë kryesisht te roli i gruas, “pasi një zvicerane ka më shumë mundësi të flasë sesa një shqiptare”.
Shpresojmë që libri i saj të botohet edhe në shqip./Foldrejt.com