Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba trafiku.
Sipas raportit nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, person në ndalim policor apo gjobë në bazë të ligjit për Covid-19 gjatë kësaj periudhe, transmeton Fol Drejt.
Janë shënuar 20 aksidente me të lënduar, 43 aksidente me dëme materiale.
Në anën tjetër vetëm në 24 orë janë arrestuar 26 persona, 18 persona janë dërguar në mbajtje dhe 2 të tjerë në vuajtje të dënimit./FolDrejt/