Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka dalë me një komunikatë për media pas lajmit për dorëheqjen nga detyra të Pranvera Zejnullahu – Raçi, si ushtruese detyre e drejtoreshës së SHSKUK-së.
Në komunikatën e SHSKUK-së thuhet se dorëheqja e Pranvera Zejnullahu-Raçit, është shqyrtuar dhe miratuar sot, pas një mbledhjeje urgjente.
“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar”, njofton SHSKUK.
Tutje, thuhet se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj./FolDrejt/
Postimi i plotë:
“Komunikatë për medie
Prishtinë, 26 janar 2023
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Komunikatë për medie
Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar.
Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar.”