Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pranuar pjesën e dytë të pajisjeve mjekësore, aparaturë e dorës së fundit, shumë e nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.
Në pajisje përfshihen: 600 maska helmetë -CPAP, 15 analizatorë të gazrave në gjak, 100 pompa respiratore kirurgjike me rrymë, 200 pajisje me presion të lartë për terapi me oksigjen, me set të pajisjeve përcjellëse.
Ato kanë arritur sot në Qendrën Klinike Universitare përmes UNOPS dhe janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore, i cili, sipas parashikimeve, pritet rrumbullakësohet ditët në vazhdim me ardhjen e kontigjentit të fundit me pajisje mjekësore.