Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me anë të një postimi në facebook, ka treguar se sot, rreth orës 08:30 kanë pranuar në QKUK një pjesëtar të Policisë së Kosovës, të lënduar mbrëmë, pasi kishte marrë trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Siç njofton SHSKUK, ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.
Tutje thuhet se pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale.
Kujtojmë se plagosja e policit erdhi si rrjedhojë e zhvillimeve në veri./FolDrejt/
Tensionet në Veri, çfarë ndodhi mbrëmë? Si është situata sot?