Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur në pesë spitale nuk ka pacientë me COVID-19.
“Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me COVID-19. Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me COVID-19”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Bëhet e ditur edhe se në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, katër të konfirmuar me COVID-19, traansmeton Fol Drejt.
Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, tre pacientë
Spitali i Pejës, një pacient
Spitali i Gjilanit, dy pacientë/FolDrejt/