Në Institutin e Patologjisë, i cili punon në kuadër të Instituteve Paraklinike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga data 1 janar deri më 22 nëntor 2022 janë ofruar 17 mijë e 125 shërbime për pacientët.
Gjatë kësaj kohe, në këtë institut janë analizuar 10 mijë e 840 mostra bioptike dhe1 mijë e 300 mostra citologjike, transmeton Fol Drejt.
Për 11 muaj, janë punuar 2 mijë e 511 papteste nga Klinika e Gjinekologjisë dhe 1 mijë e 584 papteste të screening, 33 analiza me ngjyrime histokimie, 842 analiza me ngjyrime imunohistokimike dhe janë kryer 2 raste te autopsisë./FolDrejt/