Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas akuzave ndaj mjekut i cili punon në këtë institucion, nën dyshimin se pranoi ryshfet në vendin e punës.
Për këtë ata reaguan përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit.
Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive”, thuhet në reagimin e tyre.
Deri më tani dihet se mjeku në fjalë është arrestuar dhe rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit./FolDrejt/