Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka përkujtuar të gjithë mjekët që kontribuan në përballjen me pandeminë COVID-19.
Për këtë ata reaguan në një postim në profilin e tyre zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e mjekëve, infermierëve dhe punëtorëve mbështetës, deri në rrezikim të jetës dhe shëndetit personal, bëri që Pandemia e Covid-19, të menaxhohet me sukses nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Me ç‘rast Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ndau mirënjohje “për kontribut të shquar dhe humanizmin e pashoq të treguar gjatë pandemisë Covid 19”, duke vlerësuar lartë ShSKUK-në, për meritat në menaxhim të suksesshëm të punës gjatë Pandemisë së Covid-19.
Me rastin e vlerësimit dhe pranimit të mirënjohës nga Presidentja, përkujtojmë mjekët dhe infermierët tanë që gjatë kujdesit për pacientë u infektuan me Covid-19, nuk kursyen as jetën e tyre, duke u flijuar për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e infektuar me Covid-19”, thuhet në reagimin e tyre./FolDrejt/