Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 14 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.
Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së bëhet e ditur se shtatë pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse dy pacientë janë në mjekim intensiv, transmeton Fol Drejt.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, gjashtë pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë
Klinika e Pediatrisë , dy pacientë
Spitali i Pejës, tre pacientë
Spitali i Prizrenit , një pacient/FolDrejt/