Gjatë natës, trupat ruse përdorën 10 drone Shahed-136 për të sulmuar territorin e Ukrainës, nëntë prej të cilëve u shkatërruan nga Forcat Ajrore të Ukrainës, njoftoi sot në mëngjes Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.
Raportohet se forcat ruse kanë lëshuar mbrëmë nëntë raketa S-300 në infrastrukturën civile në Kharkiv, raporton Interfax Ukraine.
Një shtëpi private dhe dy makina u dëmtuan në sulm, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Sinegubov, transmeton Fol Drejt.