Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se ushtria e Rusisë në 24 orët e fundit ka vazhduar sulmet e saj në drejtimet e rajoneve Lyman, Bakhmut, Avdiyivka dhe Novopavlivka.
Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm thuhet se ushtarët e Rusisë kanë kryer katër sulme me raketa në qytetin Kramatorsk në rajonin e Donetskut, dy prej të cilave kanë goditur infrastrukturën civile, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratë po ashtu theksohet se forcat e Rusisë kryen pesë sulme ajrore.
“Më shumë se 70 sulme u kryen me sisteme të shumta raketash ndaj objekteve civile në rajonet Kherson dhe Mykolaiv. Nga sulmet e armikut u vranë dhe u plagosën civilë. Armiku me humbje të mëdha vazhdon të sulmojë në drejtimet Lyman, Bakhmut, Avdiyivka dhe Novopavlivka.
Forcat ukrainase godasin zonat ku janë përqendruar ushtarët rusë
Në deklaratë thuhet se forcat e armatosura të Ukrainës zmbrapsën sulmet e rusëve në vendbanimet Stelmakhivka, Nevske, Bilohorivka në rajonin e Luhanskut, dhe në Mykolaivka, Krasnaya Gora, Paraskoviivka, Bakhmut, Ivanivka dhe Kurdyumivka në rajonin e Donetskut.
Në deklaratë, theksohet se forcat ajrore të Ukrainës goditën katër herë zonat ku ishin përqendruar ushtarët rusë gjatë ditës së fundit dhe shkatërruan një dron rus të tipit “Merlin”./FolDrejt/