Manjati i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai, dhe gjashtë ish-ligjvënës u shpallën fajtorë për tubime të paautorizuara. Të pandehurit – përfshirë një 82-vjeçar – u dënuan për përfshirjen e tyre në protestat masive pro demokracisë, në vitin 2019.
Të shtatit u deklaruan të pafajshëm, por tani përballen me maksimum pesë vjet burgim.
Pas protestave pro demokracisë, Pekini është duke shtuar gjithnjë e më shumë presionin mbi të drejtat dhe liritë në Hong Kong.
Këtë javë, Kina miratoi disa ndryshime në rregullat zgjedhore të Hong Kongut, të cilat lejojnë që deputetët e ardhshëm të këtij qyteti, të verifikohen së pari nga një komitet i regjimit të Pekinit.