Shtatë fëmijë dhe dy të rritur u vranë nga të shtënat në një shkollë të qytetit rus, Kazan.
Zyrtarët bënë të ditur se 21 vetë të tjerë, shumica fëmijë, u plagosën.
I dyshuari 19 vjeç u kap nga policia.
Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Republikës Tatarstan, që ndodhet rreth 820 kilometra në lindje të Moskës.
Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, tha se ky është një “pikëllim i madh”, ndërsa udhëheqësi i Tatarstanit e përshkroi sulmin si “tragjedi të madhe”.
Minnikhanov konfirmoi vdekjen e shtatë fëmijëve – katër djem dhe tri vajza – si dhe të një mësueseje dhe një punëtoreje në Shkollën Nr. 175.
Tetëmbëdhjetë fëmijë dhe tre të rritur po trajtohen në spitale për plagë me armë zjarri, fraktura dhe mavijosje, tha Minnikhanov.
Sulmi ndodhi rreth orës 09:20, sipas kohës lokale, kur sulmuesi shpërtheu një eksploziv dhe hapi zjarr në shkollë.
Duke iu përgjigjur të shtënave, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do t’i rishikojë ligjet e vendit për kontrollin e armëve.