Lens mund të konsiderohet “Hirusha” e sezonit 2022-2023 të Ligue 1. Tifozët në “Stade Bollaert-Delelis” kanë shijuar fitoren e ekipit të tyre ndaj Troyes, në javën e shtatë të elitës së futbollit francez.
Vendasit dominuan të gjithë takimin, ndërsa në fund mundën të fitonin me rezultatin 1-0, falë golit të Danson në minutën e 39’.
Pas këtij takimi ekipi i Lens regjistron shtatë javë pa humbje, 5 fitore dhe 2 barazimi, ndërsa merr përkohësisht kreun e Ligue 1 me 17 pikë, 1 më shumë se Paris Saint-Germain dhe Marseille të vendit të dytë dhe të tretë, por me të dyja këto ekipe që kanë një ndeshje më pak.
Teksa Troyes nga ana e tyre qëndrojnë në vend të 11 me 7 pikë të grumbulluara në 7 javë kampionat./tch/