Shtatë persona kanë humbur jetën pasditen e së shtunës në një aksident të rëndë trafiku në provincën gjermane të Turingisë, raporton Spiegel.
Sipas policisë dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por mësohet se mjeti ka shkuar në drejtim të kundërt pranë Bad Lagensalce dhe është përplasur me dy automjete./FolDrejt/