Shtatë ekspert të mjekësisë në Argjentinë janë të akuzuar për vrasjen e futbollistit legjendar Diego Armando Maradona dhe nuk kanë të drejtën të largohen nga shteti, deri sat ë kryhet procesi gjyqësor. Prokurori ka filluar procesin gjyqësor, dhe nëse konfirmohet se ndonjë nga të akuzuarit është fajtor, atëherë do të përballet me dënimin me burg nga 8 e deri më 25 vjetë.
Në mesin e personave janë edhe mjekët Leopolld Lluke, që kreu operimin në kokën e Maradonës, si dhe Augustino Kosaço. Poashtu të akuzuar janë edhe dy motra mjekësore, koordinatori i motrave mjekësor, mjeku i përgjitshhëm dhe psikologu.
Procesi gjyqësor do ët nis më 31 maj, dhe së shpejti do të mësohen edhe fajtorët për vdekjen e Maradonës.