Ukraina kreu tre goditje në platformat e “Chornomornjeftegaz”, ku ndodheshin 109 persona, nga të cilët 94 u evakuuan.
Të paktën shtatë persona janë ende të zhdukur pas sulmit ukrainas në platformat e shpimit të kompanisë së naftës dhe gazit “Chornomornjeftegaz” në Detin e Zi pranë Odessa, tha sot një burim nga Shërbimi i Emergjencave të Krimesë, transmeton Fol Drejt.
Nga sulmi i djeshëm u plagosën tre persona dhe u shtruan në spital, ndërsa shtatë janë ende të zhdukur, tha burimi./FolDrejt/