Shtatë shtete federale amerikane kanë arritur një marrëveshje për të ruajtur lumin Kolorado deri në vitin 2026, njoftoi sot Departamenti i Brendshëm i SHBA.
Sipas raportimeve, Wyoming, Colorado, Utah, New Mexico, California, Arizona dhe Nevada kanë arritur një “marrëveshje historike” që do të kursejë një sasi të madhe uji, raporton Reuters.
Ai shtoi se marrëveshja synon të adresojë thatësirën e rëndë dhe efektet e ndryshimeve klimatike në pellgun e lumit Kolorado, ku rreth 40 milionë njerëz mbështeten për ujë të pijshëm dhe energji elektrike./FolDrejt/